Palmer - liderëve të Kosovës: A jeni të gatshëm të jepni, në këmbim të marrëveshjes me Serbinë?

Ditë më parë ka qëndruar për vizitë në Beograd dhe Prishtinë zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Mathew Palmeri, i cili ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të dy shteteve, me të cilët ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, bazuar në burimet te saj, thuhet së Mathew Palmer u ka thënë krerëve të shtetit të Republikës  së Kosovës, së duhet të japin diçka për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë.

“A jeni të gatshëm të jepni diçka në këmbim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë?’, thuhet t’i ketë pyetur Palmer krerët e shtetit të Republikës së Kosovës.

Teksa citon burime jo zyrtare, gazeta serbe ‘Novosti’, shkruan se Palmer u ka thënë liderëve të Kosovës se SHBA-të nuk kanë kohë të merren përgjithmonë me Kosovën.

“Palmer ua ka rikujtuar se liderët shqiptar nuk duhet të sillen si Sllobodan Milloshevici në vitin 1999, kur ai refuzoi një propozim për Kosovën dhe më pas humbi gjithçka”, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Ndërsa presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në idenë e tij për korrigjim të kufijve, synon të marrë Luginën e Preshevës, pa dhënë asgjë në këmbim.