Ja dita kur është shkarkuar realisht Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj nuk është shkarkuar sot nga detyra.

Burime kanë bërë të ditur se ai është larguar ditën e enjte, kur në emisionin ‘Opinion’ Vangjush Dako dilte e thoshte se ishte ‘supermen’ dhe ‘akullore’.

Edi Rama e ka mbajtur për 3 ditë të fshehur, largimin e Fatmir Xhafajt, duke mos dashur që të tregojë arsyet e vërteta.

Përplasjet brenda qeverisë dhe rrjedhja e përgjimeve për Vangjush Dakon duket se i kanë ‘ngrënë’ kokën Fatmir Xhafajt.