Bebe Rexha shënon hisorinë, prej 1 viti kryeson Billboard Hot 100

'Meant to Be' e Bebe Rexhës ka shënuar historinë.

Projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës.

Përveçse ka arritur brenda një viti mbi 610 milionë klikime në YouTube, 'Meant to Be' kryeson listën e këngëve më të dëgjuara County në Billboard Hot 100.

Kënga nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria dhe qëndron prej 1 viti në vend të parë.

Billboard njofton se 'Meant to Be' është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në krye të listës.