FOTO/ Ja të gjitha partneret e Adi Krastës

Adi Krasta, një nga emrat më të mirë të gazetarisë televizive, numëron tashmë gati tre dekada përvojë në ekranin shqiptar. Formate shumë të suksesshme dhe të dashura për shqiptarët, janë drejtuar nga Krasta. Adi Krasta e ka nisur karrierën si gazetar në radio që prej vitit 1987 dhe që prej asaj kohe, ai bën media aktive, ndonëse me disa shkëputje në mes. Nëse jeni ndjekës i rregullt i televizionit, është e sigurt që e keni spikatur origjinalitetin, ironinë dhe elokuencën e pangatërrueshme të Adi Krastës. Nëse do të bënim një retrospektivë për të kujtuar disa prej programeve dhe spektakleve të drejtuara nga Krasta, do të vëmë re se janë shumë të rralla rastet kur ai e ka ndarë skenën me dikë tjetër.

Sipas kërkimeve të ‘revistawho.com’, në të gjitha vitet e karrierës së tij, moderatori ka qenë vetëm 5 herë i shoqëruar nga partnere skenike. Përkatësisht me Mira Bedallin ai ka prezantuar për herë të parë emisionin “Letërsia dhe reflekset e saj në art”. Në vitin 1991 ka drejtuar me Rovena Dilon programin televiziv “Mbrëmje Kulturore”.

Më vonë ka pasur në krah Valbona Çobën tek “12 vallëzime pa një të shtunë”, gjithashtu Ema Troplinin në po të njëjtin program dhe me Ledina Çelon ka prezantuar një nga edicionet e Festivalit të RTSH-së.

Ndërsa eksperienca e fundit me dy bashkëprezantuese ka qenë sërish në Festivalin e RTSH-së me Hygerta Sakon dhe Inis Gjonin. Në të gjitha projektet e tjera që i janë besuar, Adi Krasta e ka menaxhuar skenën i vetëm. Dhe sërish kështu do të rikthehet, me sezonin e ri të ‘A Show’ në ‘News 24’, së shpejti./ revistawho