Reali vjen me këtë statistikë katastrofë në ‘El Clasico’

Të dielën në orën 16:15 Barcelona do të presë në “Camp Nou” Realin e Madridit.

“Los Blancos” historikisht nuk ka bërë paraqitje të mirë në transfertë ndaj Barcelonës, ndërsa të dielën do të luhet “El Clasico” e 89-të ku vetëm 20 i takojnë Realit.

Surpriza më e madhe në “Camp Nou” erdhi në sezonin 2015/16 kur “mbretërit” udhëtuan në “Camp Nou” me dhjetë pikë më pak se Barca dhe arritën të dalin me tri pikë.

Tjetër befasi ishte në vitet e largëta 29/30 kur Real ishte me gjashtë pikë më poshtë se Barcelona dhe fitoi me rezultat 1:4.

Në periudhën 1983/84- 2003/04, Real Madrid nuk regjistroi asnjë fitore në “Camp Nou”. 20 vite pritje për një fitore në transfertë.

Këtë sezon, madrilenët futen në këtë takim me nëntë pikë më pak se Barça. Mbetet të shihet a do t’ia dalin të bëjnë befasinë.