Wanda Nara: Ky është sulmuesi më i mirë në botë

Agjentja dhe njëkohësisht gruaja e Muro Icardit, Uanda Nara foli për të ardhmen e sulmuesit zikaltër.

Edhe pse intervista ishte më shumë për të dhe për modën, nuk mund të mungonin pyetjet për partnerin e saj, që sot është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë.

“Mauro ka dhe 3 vite kontratë me Interin. Ai është i lumtur këtu, ai është kapiteni dhe ai do të qëndrojë në klub. Tani mendoj se ai është numri 9 më i mirë në botë”,- tha Nara.

Icardi ka gjashtë gola dhe dy asiste në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri tani këtë sezon. Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij.