Figo e ka të qartë emrin: Reali të transferojë këtë super sulmues, zëvendëson Ronaldon

Ish-lojtari i Realit dhe Barcelonës, Luis Figo beson se Hazard mund të plotësonte hapësirën e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo tek “Los Blancos”.

“Ylli” portugez tha për DAZN se Eden Hazard i duhet skuadrës kampione në fuqi të Evropës, që aktualisht nuk po kalon një moment të mirë.

“Hazard. Është një lojtar i madh, një nga më të mirët në këtë moment dhe mendoj se, siç e ka shprehur vetë ai, do i pëlqente të luante me Realin”, deklaroi Figo.

Hazardit i skadon kontrata me Chelsea qershorin e vitit 2020, ndërsa belgu po përflitet për një kalim te kampionët në fuqi të Europës.