Konfirmohet mungesa, Allegri: Pas dëmtimit, ky lojtar do operohet

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Mario Mandzukic do të operohet dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Empolit.

Në ndryshim, Sami Khedira do të shihet në vazhdim, nga fillimi i javës tjetër, nëse mund të bashkohet me grupin në stërvitje.

Për mesfushorin gjerman, trajneri bardhezi pohon: “Ai është duke bërë testet e fundit mjekësore dhe duhet të presim. Mund edhe t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Shpresojmë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.