'Do të kafshoj që ta shohë ai', i dashuri xheloz masakron 19-vjeçaren

Më mirë pa të dashur se sa me një xheloz, kjo është fraza e vetme që të vjen ndërmend pasi sheh keto pamje.

Një vajzë e re ka treguar momentin kur ish-i dashuri i saj e ka kafshuar për ta lënë me një fytyrë plotësisht të gjymtuar.

Kayla Hayes, 19 vjeçe, u sulmua nga 23-vjeçari Seth Aaron Fleury tetorin e kaluar pasi ajo i tha atij se nuk ishte e interesuar të rindezte romancën e tyre.

Fleury dënua me 12 vite burg këtë të enjte pasi pranoi sulmin ‘kanibal’.

Kayla, nga Greenville, Karolina e Jugut, ka folur tashmë në Facebook rreth incidentit dhe ka zbuluar se ish i dashuri do donte t’i linte shenjë që i dashuri i saj i ardhshëm ta shihte.

Ajo foli për momentin që e puthi me forcë dhe më pas filloi sulmin duke shkruar:

Unë refuzove dhe u mbështeta për sediljen e makinës. Më pas ndjeva shqyerjen e buzëve dhe fillove të bërtisja me sa zë kisha nga frika për jetën time.”
Sulmi brutal vazhdoi, ndërsa Kayla tregoi se Fleury e nxori nga makina dhe ia përplasi derën në fytyrë për t’u larguar menjëherë.

Kayla Hayes filloi të dilte me Fleuryn në vitin 2016, kur ishte 21 vjeç dhe ajo ishte 17 vjeçe dhe u prish me të pasi kishte pothuajse një vit pasi e trajtoi atë si pronë.

Vajzës iu desh të linte kolegjin në mënyrë që të rregullonte dëmtimet në fytyrë. Tani 19-vjeçarja shprehet se ndihet më e lehtësuar pas gjithë asaj traume.