FIFA merr vendim për mundësinë që ndeshjet e La Liga-s të luhen në Amerikë

Këshilli i FIFA-s është mbledhur sot për të diskutuar mundësinë që ndeshja Barcelona-Girona të luhet në Amerikë.

FIFA ka marrë vendim që asnjë ndeshje mos të luhet në ndonjë shtet tjetër.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Këshilli diskutoi këtë mundësi, por të gjithë janë pajtuar që mos të lejohet një gjë e tillë.

U diskutua që Barcelona - Girona të luhet me 26 janar në Amerikë, por pretendimet janë hedhur poshtë.