VIDEO/ Nuk është Barça, djali i Messit i shtang të gjithë dhe bëhet tifoz me këtë klub

Djali i Lionel Messi duket se është një tifoz i Juventusit.

Gjatë ndeshjes Barcelonë - Interit, djali i Lionel Messi ishte i pranishëm bashkë me babin e tij në “Camp Nou” për të ndjekur duelin e vlefshmë për Champions League.

Një detaj interesant nuk i shpëtoi kamerave pasi djali i Messit shihet duke vizatuar logon e Juventusit.

Mediat italiane kanë aluduar se vogëlueshi mund të jetë bërë tifoz me skuadrën ku luan Cristiano Ronaldo.