Prokuroria ping-pong me dosjen e përgjimit të Agron Xhafajt për të shpëtuar vëllanë e ministrit

Fillon ping-pongu me dosjen e përgjimit, që implikonte Agron (Geron) Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Me argumentin se nuk është kompetente për të hetuar dosjen “Babale”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për këtë çështje. Dosja i është deleguar Prokurorisë së Tiranë këtë të premte, e cila do hetojë vetëm për “kallëzim të rremë”, Albert Veliun, Fredi Alizotin, gazetarin Jemtir Olldashi dhe deputetin Ervian Salianji.

Ndërsa pretendohet se Krimet e Rënda kanë mbajtur një pjesë të dosjes pasi dyshohet se mund të ketë pasur trafik droge. Pyetja është, se cilën pjesë ka mbajtur Prokuroria e Krimeve të rënda, kur pjesën e përgjimit e ka klasifikuar, “kallëzim të rremë”.

Prokuroria nisi hetimet pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet se Albert Veliu fliste me vëllain e Ministrit të Brendshëm për të trafikuar drogë.’

Pas 5 muajsh hetim, sipas prokurorisë, nga ekspertiza e një laboratori të huaj, nuk u arrit të përjashtohet se zëri ishte i Geron Xhafajt, me gjithë daljen në skenë të një “dëshmitari të rëndësishëm” të Prokurorisë së Fredi Alizoti.

Pas kësaj deputeti Salianji publikoi një video një Fredi Alizoti sqaronte se për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe ishte joshur. Prokuroria po i heton të dyja çështjet ndërsa mban në qeli Fredi Alizotin dhe ka bërë kërkesë për ekstradim nga Kosova për Albert Veliun.