1 mijë lek të reja, vënë në pranga 50-vjeçarin, emri …

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një drejtues, shtetasin Fatmir Doko, 50 vjeç, banues në Kuçovë i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e komisionit O.A.SH.

Ky shtetas në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse. Për t’iu shmangur komisionit O.A.SH., i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartmonedhë të prerjes prej 1000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.