Ndryshojnë kuotat, ja kush janë pretendentët për fitimin e Champions League

Manchester City është kthyer në favorit për të triumfuar në Europë këtë vit.

Ëndrra e madhe e drejtuesve të Manchester Cityt për të triumfuar në Ligën e Kampionëve mund të realizohet këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shihet favorite në Europë sipas kompanive të basteve, duke u kuotuar me koeficientin 5.5.

Pas tyre vjen Juventusi, që pas fitores në “Old Trafford” kundër Manchester Unitedit, ka kuotën 5.75.

Skuadra e tretë favorite është Barcelona, që triumfi i tyre në Ligën e Kampionëve kuotohet me koeficient 6.00.