FOTO/ Tentohet të vidhet ‘Magna Carta’, dokumenti historik me vlerë marramendëse

Policia angleze ka arrestuar një person pasi tentoi që të vidhte dokumentin e famshëm ‘Magna Carta’ nga Katedralja e Salisbërit. I dyshuari theu xhamin e qelqtë ku ruhet dokumenti i çmuar, me një vlerë prej të paktën 20 milionë sterlina.

45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje dhe dëme kriminale. ‘Magna Carta’ nuk ëshë dëmtuar dhe

‘Magna Carta’ është një kartë e të drejtave, e pranuar nga Mbreti Xhon i Anglisë në vitin 1215. Ajo konsiderohet si një prej dokumenteve më të rëndësishëm në histori, jo vetëm në Britani.

Dokumenti parashikonte parimet bazë se askush nuk është mbi ligjin, përfshi Mbretin. Në kartë parashikohet e drejta për një gjyq të ndershëm dhe kufizoheshin taksat pa një përfaqësim.

‘Magna Carta’ thuhet se ka frymëzuar të tjera dokumente, përfshi këtu edhe Kushtetutën e SHBA. Një nga katër kopjet origjinale gjendet në Katedralen e Salisbërit, ku është ruajtur më mirë.