Conte zgjidh kontratën me Chelsean, pret ‘El Clasicon’ për të marrë drejtimin e Realit

Në Gjykatën e Londrës është firmosur zgjidhja e marrëveshjes kontraktuale që mbante të lidhur klubin e Chelseat me trajnerin italian Antonio Conte, që tashmë është i lirë.

Conte mbyll kështu kapitullin anglez, një aventure e suksesshme pas fitimit të trofeut të Premier Leagues me blutë e Londrës, por që nuk përfundoi sikundër nisi.

Gjithsesi, në çështjen e tij kundrejt Abramovich që i takonte ta paguante edhe për një vit, Conte mësohet të këtë nxituar procesin e mbylljes kontraktuale në Gjykatë, e gjitha kjo për të qenë i lirë tashmë që marrëveshja e tij me Realin e Madridit projektohet e mbyllur.

Mediat spekulojnë se çështja e largimit të Lopeteguit konsiderohet e mbyllur, me 52-vjeçarin spanjoll që mesa duket do të ndalet në stacionin e El Clasicos.

Akoma më i bindur do të jetë për këtë vendim, presidenti Florentino Perez në rast të një disfate në “Camp Nou” ditën e diel, tashmë me Conten e sigurt vetëm një mrekulli mund t’i jepte vazhdimësinë në stolin e Realit ish-teknikut të Kombëtares spanjolle të futbollit.