FOTO/ Publikohen pamjet, ja shtëpia moderne ku bashkëjetojnë Fatma dhe Alfio

Vetëm disa ditë më parë moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani pranuar  hapur lidhjen e tyre, e cila kishte nisur prej dy vitesh.

Së fundmi, gjatë një interviste Fatma rrëfeu se ata po bashkëjetonin dhe për të gjithë kureshtarët, pamjet e shtëpisë së çiftit i ka publikuar vetë Alfio në Instastoryn e tij.

Ai ka filmuar kuzhinën ku shihen në tavan tullumbacet në formë zemre të suprizës së Fatmës, e cila një ditë më parë e befasoi partnerin me një super motorr.

Ndërsa një foto tjetër e Alfios, i cili është duke punuar në kompjuter, shfaqet një cepi kuzhinës ku mbizotëron ngjyra e bardhë.