E bujshme/ Interi zgjedh presidentin 26-vjeçar, më i riu në histori

Interi do të ketë një president të ri. Ai është më i riu në gjithë historinë zikaltër, vetëm 26 vjeç dhe quhet Stiven Zhang.

Ky i fundit është djali i kinezit Zhang Jindong, që zotëron grupin Suning.

Erik Tohir do të dorëzojë 31% të aksioneve që kishte. Tashmë me konfirmimin e Zhang, pritet edhe zyrtarizimi i Marotës te Interi.

Presidenti i ri i Interit nuk e ka fshehur lumturinë në rrjetet sociale ku ka postuar foto me datën e sotme që do të mbahet mend gjatë nga ai dhe tifozët zikaltër.