Inzaghi ‘fluturon’ nga gëzimi: Mbrëmja në Marseille do të mbahet mend gjatë

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, thekson se skuadra e tij e meritoi fitoren kundër Marseille, duke pranuar se fillimi i ndeshjes nuk ishte aq i mirë.

Lazio fitoi 3-1 në stadiumin “Velodrome” mbrëmë, por autobusi i tyre u sulmua me gurë dhe shishe u gjuajtën në stadiumin gjatë ndeshjes.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të fuqishëm”, tha Inzaghi.

“Lazio ishte superiore, ne e merituam fitoren. Ne e meritonim të shënonim edhe një gol në pjesën e dytë, por gjithsesi ishte një mbrëmje do të mbahet mend gjatë nga ne”, përfundoi tekniku i lacialëve.