Qeveria e Kosovës voton Projektbuxhetin e 2019-ës, ja fushat me prioritet

Qeveria e Kosovës ka votuar Projektbuxhetin për vitin 2019. Lajmin e ka njoftuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj në Fb.

"Në mbledhjen e 72-të, kabineti qeveritar miratoi Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, duke respektuar prioritetet e Qeverisë, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi. Lajme të mira janë posaçërisht rritja e pensioneve, si dhe stabiliteti i çmimeve edhe për vitin 2019. Buxheti është një projeksion i qëndrueshëm, i hartuar në mbështetje të dinamikave të reja të qeverisjës, në favor të zhvillimit ekonomik dhe social, duke rritur investimet kapitale në të gjitha fushat."