Një tjetër i arrestuar nga bota e sportit, ja kush u vu në pranga nga policia shqiptare

Operacioni “Volvo 4” ka prangosur një rrjet prej 27 personash ku dyshohen për disa vepra të ndryshme penale. Ndërmjet tyre ka qenë edhe arbitri i Kategorisë Superiore, Paulin Simoni.

Në këtë grup ka bërë pjesë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

33-vjeçari Simoni regjistron disa takime në kategorinë më të lartë të futbollit të vendit tonë.

Ky është arrestimi i tretë që trondit botën e sportit në vendin tonë, pasi pak kohë më parë në pranga është venë edhe Armir Grima, trajneri i Kombëtares së femrave dhe mundësi shkodran Elis Guri.