Grezda humb rastin e artë për të shënuar golin e fitores, tërbohet Gerrard

Eros Grezda u aktivizua në minutën e 68-të të takimit që Rangers zhvilloi mbrëmë në shtëpi me Spartakun e Moskës.

Skuadra skoceze vazhdon të jetë plotësisht në garë për kualifikimin me vendin e dytë në grup, por për mesfushorin shqiptar vazhdon thatësia para portës dhe kjo ka filluar të ndjehet.

Në momentin e fundit të ndeshjes ai kishte mundësinë të siguronte tre pikët, por goditi mbi traversën e kundërshtarëve duke shpërdoruar rastin më të mirë të mbrëmjes për ekipin e tij dhe inatosur jo pak trajnerin Steven Gerrard.