Ndodh edhe kjo, kreu i Komisionit të Titujve në bashki, propozon vjehrrin për 'Qytetar Nderi'

Mirë do të ishte që të jetë gënjeshtër 1 prilli, por jo, absolutisht mëse e vërtetë.

Kryetari i Komisionit Këshillimor të Titujve në Bashkinë e Gjirokastrës, Ilir Lluri ish cicëron në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, ka propozuar vjehrrin e tij për t’u vlerësuar me titullin “qytetar nderi”.

Një veprim i paprecedent dhe që eksperienca e deritanishme e funksionimit të qeverisjes vendore apo qëndrore, nuk e njeh duke qenë një rast i izoluar dhe unikal në llojin e vet. Çdo veprim dhe propozim do të ishte normal nëse nuk do të kishte një konflikt të tillë interesi, por kur kryetari i këtij komisioni sillet me metoda orjentale, kjo nismë konsiderohet në masën e një absurdi dhe në kufijtë e një skandalim, shkruan jugunews.net.

Një veprim i tillë në radhë të parë zbeh dhe e kompromenton emrin e propozuar pavarësisht kush është, cfarë kontributi ka për qytetin, shoqërinë etj. Ky element hedh dyshime edhe për mënyrën sesi janë propozuar, votuar dhe vlerësuar në të kaluarën nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Këshilli Bashkiak, individë që gëzojnë një titull të tillë pavarësisht nëse e kanë merituar apo jo. jugunews.net