", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ther me thikë 14 fëmijët në kopësht, arrestohet gruaja

Një grua ka goditur me thikë kuzhine 14 fëmijë në portën e një kopshti në Chongqing të Kinës.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes ndërsa fëmijët po ktheheshin në klasë pas ushtrimeve të mëngjesit.

Sulmuesja 39-vjeç, e identifikuar si Lu, u kap nga edukatoret e kopshtit dhe rojet e sigurisë, si edhe u rrah nga prindërit.

Gruaja u arrestua në vendin e ngjarjes.

Ajo raportohet se u ka thënë policëve se është keqtrajtuar nga qeveria kineze dhe nuk dihet arsyeja pse goditi fëmijët.

Nuk dihte akoma nesë ka viktime nga ky sulm I tmerreshem.