Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

Basha denoncon krimin e të gjitha krimeve: 15 mandate të Ramës u fituan nga bandat, Rrajat, Ndokat, Avdylajt...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar sot atë që e ka konsidruar si krimin e të gjitha krimeve, fitimin e 10-15 mandateve të mazhorancës falë lidhjeve me bandat kriminale. Basha tha se provat janë të qarta duke filluar nga banda e Rrajave, banda e deputetit Rraman Rraja dhe djalit të tij, që i ka siguruar Ramës votat në Krujë dhe duke vazhduar me qarqet e tjera.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/204856/basha-denoncon-krimin-e-te-gjitha-krimeve-15-mandate-te-rames-u-fituan-nga-bandat-rrajat-ndokat-avdylajt/

Kreu i Opozitës: Ligji për Teatrin, ‘vija e kuqe’ për demokracinë

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi sot se çështja e teatrit është ‘vija e kuqe’ për demokracinë në vend. Në një konferencë për shtyp lideri i PD-së tha se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe do të jetë kundër vendimit të qeverisë, që sipas tij është bërë njësh me krimin.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/204867/kreu-i-opozites-ligji-per-teatrin-vija-e-kuqe-per-demokracine/

 

Përgjimet/ Kryemadhi: Rama është Niçja i madh, Gjushi ushtari i tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke folur për përgjimet në Durrës, ka deklaruar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se Niçja i madh i politikës është Edi Rama.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/205010/pergjimet-kryemadhi-rama-eshte-nicja-i-madh-gjushi-ushtari-i-tij/

Dako: Kam komunikuar me Avdylajt për votat! Gazetari: Ata votojnë në Shijak ...

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar sot në ‘Opinion’ ka pranuar se ka patur komunikim me Avdylajt, por sipas tij e gjitha kjo është bërë për efekt votash. Në tentativë për të mbyllur akuzat ndaj tij Dako ka thënë se ai është kryebashkiak i Durrësit dhe në fushatë takon çdo qytetar.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/204990/dako-kam-komunikuar-me-avdylajt-per-votat-gazetari-ata-votojne-ne-shijak/

Denoncimi/ ‘Pistë në det, hotele në plazh, lokale’, pronat e familjes Avdyli dhe Vangjush Dakos

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari I cili ka renditur pronat e familjes Avdyli, një pjesë e të cilave janë marrë me ndërhyrjet e kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/204852/denoncimi-piste-ne-det-hotele-ne-plazh-lokale-pronat-e-familjes-avdyli-dhe-vangjush-dakos/

 

Gazetari nga SHBA/ Ju tregoj si po shkatërron hetimin e ‘xhuxhit’ Donika Prela

Gazetari investigativ, Flamur Vezaj, i cili prej disa kohësh jeton në Shtete e Bashkuara të Amerikës, vijon të ndjekë me vëmendje ngjarjet në Shqipëri, dhe falë burimeve arrin të zbardhë edhe prapaskenat që po ndodhin në politikën shqiptare.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/204925/gazetari-nga-shba-ju-tregoj-si-po-shkaterron-hetimin-e-xhuxhit-donika-prela/

                                    

Komandoja flet nga arratia: E vërteta e armës dhe kush qëlloi i pari

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që akuzohet se shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/204751/komandoja-flet-nga-arratia-e-verteta-e-armes-dhe-kush-qelloi-i-pari/

 

Paralele: Tahiri në BBC dhe Thaçi si president!

Nga Enver Bytyçi - 

Gazetari, publicisti dhe shkrimtari, Ilir Kadia, sot postoi një status, të cilin po e riprodhoj saktësisht:

“Në Londër njëherë!

Për më shumë           

https://www.syri.net/kosova-oped/204917/paralele-tahiri-ne-bbc-dhe-thaci-si-president/

 

Tensioni Turqi – Greqi per detin, vijojnë deklaratat nga Athina dhe Ankaraja

Ka vazhduar edhe sot tensioni verbal midis Athinës dhe Ankarasë, për shkak të situatës në detin Egje, por edhe zonat ekskluzive ekonomike në Mesdhe.

Për më shumë

https://www.syri.net/rajoni/204892/tensioni-turqi-ndash-greqi-per-detin-vijojne-deklaratat-nga-athina-dhe-ankaraja/

 

SHBA, hetime intensive për bombat ... Ja kush është ‘dërguesi’ i zarfeve

Autoritetet amerikane u angazhuan menjëherë që prej së mërkurës, me një hetim gjithëpërfshirës mbi atë se kush fshihet pas bombave artizanale në formë tubi, të dërguara në adresat e ish-presidentit Barack Obama, ish-kandidates demokrate dhe ish-Sekretare e Shtetit, Hillary Clinton, si dhe figurave të tjera të larta të demokratëve, por edhe në zyrat e CNN-it në Nju Jork

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/204777/shba-hetime-intensive-per-bombat-ja-kush-eshte-derguesi-i-zarfeve/

 

VIDEO/ Salah i jep fanellën, por befasohet nga dhurata ‘misterioze’ e tifozes egjiptiane

Një tifozje e Mohamed Salah, kishte udhëtuar nga Egjipti për ta parë ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Liverpoolit dhe Crvena Zvezdas në stadiumin “Anfield”.

Ky përkushtim iu “shpërblye” asaj me fanellën Mohamed Salah, i cili mori një dhuratë surprizë nga kjo tifoze.

Për më shumë           

https://www.syri.net/sport/204944/video-salah-i-jep-fanellen-por-befasohet-nga-dhurata-misterioze-e-tifozes-egjiptiane/