Djali i gazetarit të vrarë largohet nga Arabia Saudite

Djali i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, është larguar nga Arabia Saudite, tha një burim i afërt me familjen për CNN.

Salah bin Jamal Khashoggi, me nënshtetësi edhe amerikane, deri më tani nuk ishte në gjendje të largohej nga Arabia Saudite pasi pasaporta e tij ishte e kufizuar nga mbretëria disa muaj më parë.

Salah Khashoggi është djali më i madh i kolumnistit të "The Washington Post", i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll në fillim të këtij muaji.

CNN shkruan se ai u vra nga një skuadër burrash me lidhje të ngushta me princin e Kurës, Mohammed bin Salman, i cili ka pranuar vrasjen dhe ka premtuar drejtësi!

Fillimisht, Arabia Saudite mohoi të gjitha njohuritë për fatin e Khashoggi.

Shefja e CIA-s Gina Haspel do të njoftojë të enjten Presidentin Donald Trump mbi hetimin turk për vdekjen e Khashoggi. Sipas The Washington Post, Haspel dëgjoi audio-përgjimin e siguruar nga autoritetet turke, ku tregohet vrasja makabre e gazetarit më 2 tetor.

Vrasja ka shkaktuar pasoja për Arabinë Saudite, duke dëmtuar rëndë imazhin e princit të Kurorës dhe duke ngritur pikëpyetje rreth prioriteteve të politikës së jashtme të SHBA që varen nga financimi apo bashkëpunimi i mbretërisë.

Të martën, Trump u tha gazetarëve se autoritetet saudite kishin organizuar "mbulimin më të keq ndonjëherë" të krimit dhe shtoi princi i kurorës mund të jetë përgjegjës.

"Princi po i drejton gjërat atje më shumë në këtë fazë," tha Trump kur u pyet për përfshirjen e bin Salman. "Ai po drejton gjëra dhe kështu nëse dikush do të ishte pas vrasje, do të ishte ai."