Lazio e Strakoshës fitore të rëndësishme në Europa League, mposht Marseillen

Lazio sonte ka shkëlqyer në Vellodrome duke e mposhtur me rezultat 1-3, Marseille. Ky është një hap i madh i Lazio, pasi që tani do të këtë rrugë më të lehtë për të kaluar në fazën tjetër nw Europa League.

Kjo ndeshje filloi me plot vështirësi.

Fillimisht tifozët vendas e kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Lazio kurse policia ishte detyruar që të hedh edhe gaz lotsjellës për të larguar huliganët nga stadiumi.

Wallace shënoi në minutën e 10’të te pjesës së parë.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, pra 1-0.

Edhe pjesën e dytë Lazio e filloi mirë dhe arriti që të shënoi gol në minutën e 59’të, ku Caicedo shënoi një gol të bukur në minutën e 59. Kujtojmë që nga minuta e 61’të në këtë ndeshje ka luajtur Valon Berisha, edhe pse ishte menduar se nuk do të luaj.

Marseille ngushton epërsinë, por shumë vonë ku nga gjuajtja e lirë shënon Dimitri Payet në minutën e 86’të. Ky gol bën që Marseille të sulmon vazhdimisht portën e Strakoshës, por nga një kundërsulm i shpejt i Lazio shënon i riu Adam Marusic.

Me këtë fitore Lazio betonohet në vendin e dytë më 6 pikë. Në vendin e parë vazhdon të jetë Eintracht Frankfurt më 9 pikë, kurse Marseille dhe Apollon Limassol mbesin në dy vendet e fundit me nga një pikë.