Kriza e Realit, legjenda braziliane: E shihni që Ronaldo nuk zëvendësohet!

Në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ka folur ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo.

Ai analizon situatën e të dyja ekipeve dhe ndalet gjatë te dy lojtarët më të mirë të botës, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

“Dua të them se shihet qartazi që Kristiano Ronaldo ka qenë vendimtar për Realin e Madridit. Ai urren të humbasë dhe kishte një shpirt luftarak. Realit i mungon një lojtar i tillë.

Nga ana tjetër, sigurisht që edhe Barcelonës do t’i mungojë Lionel Mesi. Ai është lojtar i madh, por duke qenë se kjo klasike nuk ka as njërin dhe as tjetrin, atëherë besoj se do të jetë një shans i mirë për lojtarët e tjerë që të tregojnë vlerat e tyre”, thotë Rivaldo.