Gazetari zbulon emrat e ministrave të përgjuar me grupin e Shijakut

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ka edhe ministra të përgjuar duke komunikuar në telefon me anëtarë të grupit të Shijakut.

“Kush ka folur përveç Dakos? A ka folur Rama? A kanë folur ministrat Gjiknuri? Ahmetaj, etj?! Në çdo qark ke dy deputetë që kanë folur me këta. Kjo është skema që edhe po e mbron edhe po e konsumon pa Dakon. Nga ato mijëra faqe që janë në Prokurori është e pamundur t'u vësh flakën. Nëse do të kishte shtet normal dhe një prokurori dhe që merr porosi edhe online nga kryeministri, Dako nuk ishte duke folur në një tv, por duhet të ishte duke folur me një avokat në një vend tjetër”, u shpreh Çollaku.