Romagnoli: Ky ishte fajtori i humbjes nga Real Betis në Europa League

Alessio Romagnoli ka folur pas humbjes së Milanit në Europa League.

“Ne u dhuruam golin në minutën e 75’, pasi luajtëm me të vërtetë shumë keq”, ka thënë fillimisht kapiteni i Milanit.

“Është një periudhë që gjithçka po shkon keq, pasi ne nuk po mund të dalim jashtë kësaj situate”, vijoi ai.

“Ne duhet të bëjmë më shumë të shtunën, pasi kështu, do të humbasim sërish”, ka thënë më tej Romagnoli.

Milani u mposht nga Real Betisi në javën e tretë të Ligës së Evropës, me rezultat 1 me 2.