Përgjimet/ Kryemadhi: Rama është Niçja i madh, Gjushi ushtari i tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke folur për përgjimet në Durrës, ka deklaruar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se Niçja i madh i politikës është Edi Rama.

Sipas saj Vangjushi dhe Niçja i vogël kanë bërë atë që i ka thënë Niçja i madh.

‘Edi Rama, niçja i madh i politikës shqiptare. Niçja dhe Vangjushi kanë bërë atë që kanë thënë Niçja i madh. Dokumetacionet e dala në media faktojnë ulerimën e opozitës për blerjen e zgjedhjeve të 2017-ës’, deklaroi Kryemadhi.