FOTO/ Media e njohur botërore shkruan për bashkëshorten e Granit Xhakës

Granti Xhaka ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës në garën e shkëlqyeshme të Arsenalit për 10 ndeshje me radhë.

Dhe mesfushori është mbështetur fort nga bashkëshortja e tij, Leonita.

Leonita u takua me Granit Xhakën, ndërsa ishte duke punuar në një klub nate në Borussia Monchengladbach.

Bukuroshja 26-vjeçare është me Granitin që nga takimi i parë, ndërsa çifti u fejuan në qershor të vitit 2016, ndërsa u martuan në korrik të vitit 2017.

Leonita ishte bashkë me nënën e Granitit, Elmazen, gjatë Euro 2016, në ndeshjen midis Zvicrës dhe Shqipërisë.

Nuk dihet shumë për jetën e saj të hershme, por thuhet se ajo u rrit në Gjermani.

Leonita thuhet se e ka kaluar jetën e saj të hershme në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, përpara se familja e saj të lëvizte diku në Ruhr, Gjermani.

Zeshkanja u shpërngul në Londër me Granitin, i cili u rrit në Zvicër, kur u bë pjesë e Arsenalit për 30 milionë funte në 2016.