FOTO/ ‘Bëhuni kamioniste’, apeli i shoferes më të ‘nxehtë’ në botë për gratë

Ekaterina Mironova, është një shofere 28-vjeçare kamioni mjaftë seksi dhe konsiderohet si shoferja më “e nxehrë” në botë. Ajo ka 50 mijë ndjekës të regjistruar në kanalin e saj në “YouTube” ku jep këshilla për punën dhe reklamon pasuritë e saj të mahnitshme.

Pamjet e saj të pabesueshme kanë bërë që ajo të jetë e preferuara e shumë meshkujve edhe në Instagram, ku ajo paraqitet e mrekullueshme në plazh me bikini, si dhe me kamionin e saj “DAF XF105”.

Një ndjekës i saj i komentoi me mirënjohje: “Ju kurrë nuk do të mendoni se një bukuri e tillë është një shofere kamioni në distancë”.

Një tjetër shtoi: “Ju jeni elegante!” Të tjerët ranë dakord: “Si gjithmonë, e mrekullueshme!”, Dhe “Gruaja më e bukur”.

Ekaterina, nga Nizhny Novgorodni, e shkolluar fillimisht si veterinere, nuk e vazhdoi këtë profesion pasi dashuria e saj për automjetet e bëri që ajo të dalë “në rrugë”.

Duke folur për punën e saj stereotipike, Ekaterina tha: “Hobi im janë makinat dhe çdo gjë që lidhet me to, edhe unë shpesh udhëtoj në vende të tjera. Më pëlqen të mësoj shumë gjëra të reja dhe me kënaqësi t’i ndaj me ju këto gjëra!”

Ajo dëshiron të tërheqë gra të tjera të guximshme në këtë profesion që konsiderohet si për “maço”.