Milan në krizë të thellë, pëson humbje edhe në Europa League

Milan është zhytur në krizë të thellë pasi sërish ka pësuar humbje këtë herë përballë Real Betis në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Me humbjen 1-2, Milan e ka rrezikuar shumë kualifikimin, pavarësisht se ka 6 pikë në grup.

Pjesa e parë filloi më mirë për Milanin të cilët kërkonin golin, por miqtë zhvilluan një lojë më të mirë duke shënuar në minutën e 30’ me anë të Antonio Sanabria.

Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Milan prapë sulmonte në kërkim të barazimit por kjo nuk u arrit pasi që kuqezinjtë ishin të pafuqishëm.

Përsëri me anë të një kundërsulmi shënon Lo Celso, në minutën e 54’të, duke komplikuar shumë gjërat për Milanon.

Cutrone shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë, por deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar.

Pas kësaj fitoreje, Real Betis merr vendin e parë më 7 pikë, Milan janë të dytët më 6 pikë, kurse Olympiakos ka 4 pikë.