VIDEO/ Tifozi serb e ofendon në shqip: Shaqiri të q*fsha nënën, por ja çfarë bën ‘ylli’ shqiptar

Liverpooli turpëroi keq skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, pasi e mposhti 4-0 në “Anfield” në duelin e vlefshëm për Champions League.

Një ndeshje të shkëlqyer zhvilloi Xherdan Shaqiri i cili dhuroi asist në golin e dytë të ndeshjes të realizuar nga Salah.

Por futbollisti shqiptar është fyer dhe ofenduar keq nga tifozët serb të cilët po e ndiqnin ndeshjet nga shkallët e stadiumit në “Anfield”.

Në momentin kur Shaqiri është pranë tifozëve një serb dëgjohet duke iu drejtuar Shaqirit me fjalë fyese, madje ofendimi ishte në gjuhën shqipe në mënyrë që ta kuptonte më lehtë “ylli” i Liverpoolit që nuk reagoi fare.