FOTO/ Martohet 'njeriu më i fuqishëm në botë', kjo është gruaja e tij

Është martuar aktori i njohur për rolin e 'The Mountain' në 'Game of Thrones'.

Ylli i serialit “Game of Thrones”, Thor Bjornsson, ose siç njihet ndryshe si 'njeriu më i fortë në botë', së fundmi është martuar me partneren e tij.

Lajmin e ka bërë vetë publik Thor me anë të një fotoje të publikuar në Instagram.

 Me një foto në Instagram, ai shkruante se ishte i nderuar ta quante Kelsey Hensonin tashmë gruan e tij.

Ata tërhoqën vëmendjen e publikut për shkak të dallimit të madh në gjatësi. Thor është i gjatë 2.06 metra, kurse Kelsey vetëm 1.58 metra.