Ronela kapet keq me komentuesit, ja çfarë ka ndodhur

Këngëtarja Ronela Hajti ka publikuar në rrjete sociale një foto, që duket se është kthyer në burim konflikli me ndjekësit.

Pasi u është kundërpërgjigjur ashpër në komente në foto, Ronela nuk është mjaftuar dhe ka realizuar disa story në rrjete sociale, ku ka shkruar:

“Nga këtu ku jam shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë. E kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili dhe mbase s'kemi faj."- ka shkruar Ronela. "Dhe sa për b**e, unë realisht mund t'i kem më të mëdhaja se ca 'skutha' që mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto. U, më fal, edhe një gjë. Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s'hanë pykë fare dhe e mendojnë vërtetë ore."- vazhdon ajo. "Dhe po e shkruaj shqip meqe kemi shumë kërkesa. Plus dhe të mos ju dëgjojë njeri tjetër. Ditë të mbarë." "Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit "Të drejtë ke", "Po me ca merresh", "Bravo Ronel" domethënë,” - ka përfunduar e indinjuar këngëtarja.