Paloka ironizon Ramën: Mu duk sikur po lexoje dosjet e deputetëve të tu sot në parlament

Nënkryetari i partisë demokratike, Edi Paloka ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili sot paradite ka përmendur disa nga dosjet kriminale të pronarëve të kazinove ndërsa nuk ka përmendur asnjë emër konkret.

Sipas Palokës në rast se Rama do të kishte përdorur edhe fjalën ‘përdhunim’, do të vinte bast se kryeministri ishte duke lexuar dosjet e deputetëve të tij.

Ja postimi i Palokës:

Degjova Ramen ne Parlament. Per te treguar qe po luftonte krimin duke hequr bastet lexoi disa nga dosjet e pronareve te kazinove ( imagjinare se ne fakt nuk permendi asnje emer)

“Vrasje, plagosje”

“Trafik droge”

“Prostitucion”

“Grabitje...”

Po te kishte shtuar dhe perdhunimin , do vija bast qe kishte perpara e po lexonte dosjet e deputeteve dhe kryebashkiakeve te tij...