VIDEO/ Zjarr pranë kishës së madhe në Shkodër, alarmohen banorët

Djegia e mbeturinave pranë një banese të braktisur ka alarmuar banorët pranë kishës së madhe në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17-30 kur një telefonatë në repartin e zjarrfikësve për nja zjarr pranë kishës së madhe ka vënë në lëvizje forcat e zjarrfikësve.

menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në brendësi të oborrit të pallatit ndërkohë që nuk ka pasur persona apo banesa të dëmtuara.