Drejtori i INFOCIP në Syri.net: Ja pse po largohen shqiptarë

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Drejtori i INFOCIP, Getrt Shella, ka renditur disa nga arsyet se përse shqiptarët largohen nga vendi.

Duke ju referuar raportit të EUROSTAT, Shella tha se arsyet se pse shqiptarët po largohen janë çmimet e shtrenjta dhe rrogat e ulëta, pro dhe pasiguria për jetën.

‘Kemi çmimin më të shtrenjtë të ushqimeve në rajon, ikin se nafta dhe benzina janë më të shtrenjta në rajon, shtëpitë janë më të shtrenjta në rajon, paguajnë në spitale’, deklaroi Shella.