Grabitjet në Mirditë, banorët akuzojnë: Policia bashkëpunon me hajdutët

Vjedhjet janë kthyer në shqetësim në zonën e Mirditës. Hajdutet po veprojnë si natën ashtu dhe ditën, ndërsa nuk kanë munguar as grabitjet me armë dhe maska. Në shënjestër të tyre janë kryesisht njësitë tregtare në qytetin e Rrëshenit, ndërsa në fshatra bagëtitë e imta.

Denoncimi ka ardhur nga banorët e Mirditës, të cilët thonë se situata e krijuar ka shkaktuar frikë dhe pasiguri. Ata akuzojnë policinë për neglizhencë dhe bashkëpunim me autorët dhe grupet kriminale.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se në çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin dhe se fton qytetarët për bashkëpunimin e të gjithë banorëve për të denoncuar jo vetëm vjedhjet, por edhe vetë punonjësit e policisë, në rastet kur ata vërejnë se ka hezitime për të ndjekur çdo ngjarje.