Justin Bieber fajëson veten për gjendjen e Selena Gomez

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur Selena Gomez ndodhet në psikiatri për shkak të një krize nervore që ajo pësoi.

Mesa duket gjendja shëndetsore e Selena Gomez e shqetësoi së tepërmi Justin Bieber.

Vetëm një ditë pasi i thanë se Selena Gomez ndodhet në spital, ai u fotografua duke qarë vetëm dhe më pas edhe në krah të bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin.

Burime pranë këngëtarit bëjnë të ditur se ai nuk ndalet duke fajësuar veten e tij për gjendjen e Selenës sepse është i mendimit se këngëtarja ende e vuan lidhjen e tij me Hailey.

Madje sipas po të njëjtit burim kjo situatë po ndikon edhe në marrëdhënien e tyre sepse Justin e ka akoma mendjen tek Selena.