VIDEO/ Koulibaly gjen mënyrën e veçantë për të ndalur Mbappenë

Napoli i ka shkuar shumë afër fitores në ndeshjen e Champions League të luajtur kundër PSG-së mbrëmjen e së mërkurës.

Francezët kanë shpëtuar falë një goli magjik të Di Marias, por momenti që po çmend rrjetet sociale ka qenë një lëvizje e bërë në mbrojtje nga Koulibaly.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 74-t, kur ndeshja ishte akoma 1-1.

Mbappe është zhvendosur nga krahu i djathtë në të majtin për të mos i dhënë pika referimit lojtarit që e mbulonte. Kur ka marrë topin në krahun e djathtë, afër tij ka shkuar menjëherë Koulibaly.

Francezi është ndalur dhe përballë tij është shfaqur edhe Mario Rui. Ky është i fundit është larguar pak për të ruajtur distancat dhe për të mos u kaluar nga sulmuesi.

Koulibaly e shtyn shokun e skuadrës, që të mos i linte hapësirë kampionit të Botës.

Një skenë argëtuese, por që tregon dëshirën e madhe të Napolit për të marrë një rezultat pozitiv në Paris.