Edhe një here mbi aktin e tradhtisë të lartë kombëtare nga Zografi Bis!

Te dashur miq, pas copëtimit te trojeve shqiptare ne 5 shtete nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913 dhe shpalljes se autonomisë se Vorio Epirit nga Jorgo Kristaq Zografi si dhe njohja firmosja e ketij protokolli ne një akt te tradhtisë se larte kombëtare nga Mehdi Frashri ne Korfuz ne maj te vitit 1914, viti 2018 do mbetet si viti i coptimit te ri te trojeve shqiptare nga Edvin Kristaq Rama apo Edvin Kristaq Zografi bis dhe Ditzi Tradhtar Bushati me marrëveshjen e re te detit me Greqinë.

Me këtë marrëveshje te Edvin Kristaq Zografit, Greqia i grabiste Shqipërisë me se paku 2400 km2 det dhe se bashku me te shume trilionëve metër kub gaz e fuçi nafte pasuri kombëtare e shqiptareve.

Klika e Zografit Bis, ne një akt tradhtie te larte kombëtare, për te jetësuar marrëveshjen e copëtimit te ri te trojeve shqiptare te grabitjes te se paku 2400 km det Shqipërisë dhe trilionë metër kub gaz e fuçi nafte, pranoi pa asnjë kundërshtim deklaratën e palës greke se Greqia nuk njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese te Shqipërisë dhe as dhe ligjin e saj për kufirin detar.

Kjo deklarate, për përfaqësuesit e çdo vendi te pavarur do mjaftonte per braktisjen automatike te tryezës se bisedimeve, te cilat qe nga ai moment bëheshin antikushtetuese.

Përveç kësaj, Zografi bis dhe Ditziu i tij pranuan, ne një akt kapitullimi te plote, vendimin e Greqisë, qe ne procesin e negocimit te marrëveshjes me Shqipërinë ajo te dyfishonte pra te kalonte nga 6 ne 12 milje ujërat e saj territoriale dhe te zgjeronte territorin e saj shtetëror me një sipërfaqe mbi 40000 km katror apo, siç do te pohonte vet Koztias, sa sipërfaqja e Thesalisë.

Ky vendim për çdo pale qe mbron interesin kombëtar ishte kasus për te ndërprere menjëherë diskutimin dhe negociatat. Kjo sepse se pari Greqia, ne një akt zuzar po ndryshonte rregullat ne mes te lojës, gjë qe nuk duhej pranuar kurrë.

Se dyti, Greqia e cila kishte deklaruar ujerat te veta territoriale 3 dhe 6 milje me Turqinë dhe Italinë nuk mund te përdorte pretekst marrëveshjen me Shqipërinë për te shpallur një vendim te tille.

Koha faktoi se ajo tërhoqi brenda 24 orëve vendimin e saj zuzar luftënxitës por te miratuar edhe nga Edvin Kristaq Zografi dhe Ditzi Tradhtar Bushati!

Po ne përputhje me projektin e grabitjes se trojeve dhe pasurive kombëtare dhe ne nderim te Jorgo Kristaq Zografit u zgjodh Korça dhe jo Tirana apo Athina për te firmosur marrëveshjen e shitjes Greqisë te trojeve dhe pasurive përrallore shqiptare.

Përveç këtyre, Zografi Bis dhe Ditzi Tradhtari, paditen tek padronet e tyre ne Athine, presidentin e Republikës sepse ai refuzoi te firmosi aktin e tradhtisë se tyre te larte kombëtare, marrëveshjen e detit, me te cilën i dhuruan Greqisë se paku 2400 km det te Shqipërisë dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri.

Pas kësaj padie, qeveritë e Tiranes dhe Athinës zyrtare ne koordinim te plote nisen sulmet e shpëlara brenda dhe jashtë vendit ndaj Presidentit te Shqipërisë vetëm dhe vetëm se ai nuk pranoj te firmosi marrëveshjen antikombëtare, antikushtetuese e te kapitullimit te Zografit Bis dhe Ditzi Tradhtarit, me te cilën Shqipërisë i grabiteshin mijëra kilometra det dhe qindra miliardë euro pasuri kombëtare.

Sot, kur ne Shqipëri drejtësia dhe institucionet e tjera janë ne grushtin e klikës te Zografit Bis, u takon shqiptareve atdhetare te bëjnë drejtësinë ndaj këtyre apatrideve qe kane konsumuar aktin me te larte te tradhtisë kombëtare.