FOTO/ Albani dhe Ameli do t'ju ëmbëlsoj ditën me foton e publikuar

Prej tre vitesh çifti i njohur i showbizit Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër të vogëlushes Ameli.

Herë pas here dy këngëtarët kanë publikuar momente të ndryshme me të voglën në rrjete sociale dhe vetëm pak më parë Miriami ka postuar një foto që me siguri do t’ju ëmbëlsojë ditën të gjithëve.

Në pozën e shkrepur Albani mban në prehër vogëlushen teksa qëndrojnë përballë njeri tjetrit, ndërkohë që ajo që bie në sy është se sa shumë është rritur Ameli.