Meta vizitë në Qendrën ‘George C. Marshall’, integrimi euroatlantik çelësi për stabilitetin e Ballkanit

Presidenti Meta ka vizituar Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”

Në një shenim në facebook ai shkruan se “ Integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”. 
Ja postimi i plotë i kreut të shtetit shqiptar:

Shumë i nderuar të vizitoja Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” për t'ju drejtuar kursit “Programi i Studimeve të Sigurisë së Avancuar”, rreth integrimit në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor. 
Integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. 
Partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar për të ardhmen.