Vasili: Që të vjedhin Teatrin, Parlamenti është kthyer në mejhane

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj zhvillimeve të sotme në Parlament, që lidhen me dekretin e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar.

Ai shkruan se hajdutët qeveritarë dhe bashkiakë, “që të vjedhin Teatrin, po e kthejnë Kuvendin në mejhane”.

Ja postimi i plotë i Vasilit

Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin.

Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane.
Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00.
Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash.
Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç'jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde.
Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.