Partizani bën njoftimin e rëndësishëm për kryesfidën me Skënderbeun

Partizani-Skënderbeu mbetet kryesfida e javës së 10-të të Kategorisë Superiore dhe si e tillë pritet të tërheqë një numër të madh tifozësh në “Selman Stërmasi”, të hënën, në orën 19:00.

Klubi i Partizanit, si organizator i takimit, ka vendosur që biletat të hidhen në treg që këtë të enjte (sot).

Biletat në Tribunat A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë 1 500 lekë (të reja), ndërsa biletat në tribunat C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 400 lekë (të reja).

Tifozëria kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2.

Tifozëria mike do të ketë mundësi të akomodohet në tribunat H1 dhe H2.

Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu biletat mund të blihen edhe në dyqanet “Joma”,  Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9-katëshet, pranë Ushtarit të Panjohur.