FOTO/ Zhduket ishulli, uragani i fuqishëm Walaka mbulon tokën në Hawaii

Një ishull i tërë i Hawaii fshihet nga harta

Një ishull i tërë në arkipelagun e Hawaii është 'përpirë' nga Oqeani Paqësor.

Shkencëtarët konfirmuan këtë javë se ishulli i Lindjes së Largët, shtëpia e fokave dhe breshkave të gjelbra të detit, u gërrye me shpejtësi gjatë uraganit të fuqishëm Walaka që goditi në fillim të tetorit.

Pamjet shokuese tregojnë ishullin që më parë qëndronte aty, ndërsa tani është zhdukur pothuajse plotësisht, duke lënë prapa vetëm një skicë të zbehtë të tokës nën sipërfaqen e oqeanit.

Studiuesit që monitoronin zonën arritën të gjurmonin dallimet duke përdorur imazhe satelitore.