Meta i ftuar nderi i Qendrës Europiane ‘George C. Marshall’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Garmish të Gjermanisë.

Ai po zhvillon një vizitë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë ‘George C. Marshall’, si i ftuar nderi për të mbajtur një ligjëratë për sigurinë dhe sfidat në rajonin e Ballkanit.

Një nga temat që Presidenti Meta pritet të theksojë gjatë kësaj ligjërate është edhe çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.